Qeveria Rama 4, deputeti Koçi: Do të ketë prurje të reja, fokusi mbetet integrimi evropian
Deputeti ende në detyrë i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se qeveria ”Rama 4” do të jetë e kombinuar mes konsolidimit të sektorëve ekzistues dhe emrave të rinj, duke theksuar stilin e veçantë të kryeministrit për të sjellë surpriza.
”Unë besoj se do jetë një qeveri që do konsolidojë disa sektorë, por do ketë edhe prurje të reja. Edi Rama e ka pasion surprizën. Unë besoj se do ketë një gjë të kombinuar”,-u shpreh Koçi.
Ai gjithashtu komentoi edhe përbërjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke lënë të kuptohet se ish-deputetët që nuk janë më pjesë e Kuvendit nuk do jenë as në strukturat drejtuese të partisë.
KOHA JONË SONDAZH

