Qindra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shqiptarë nga e gjithë bota janë duke u grumbulluar në protestën e thirrur në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara për krime gjatë luftës.

Mediet raportuan se protestuesit gjatë grumbullimit kaluan edhe pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale, për të vazhduar në lokacionin ku është parashikuar të mbahet protesta.

Pamjet tregojnë edhe forca të shtuara të sigurisë të autoriteteve holandeze, ku po ashtu janë vendosur edhe bllokada nëpër rrugët ku do të kalojnë protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, qindra protestues tanimë janë mbledhur në vendin e caktuar ku do të zhvillohet protesta ku sipas pamjeve të KosovaPress, 500 protestues janë mbledhur për më shumë se dy orë para nisjes së protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-veteranë dhe qytetarë nga shumë vende të botës kanë nisur të mblidhen në Hagë, në protestën e thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Protesta është paralajmëruar të jetë masive për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës. /Kosovapress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?