Qose: Metës 3,600 telefonata në burg, nuk i është ndaluar asgjë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose deklaroi këtë të hënë në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes se ish-presidentit Ilir Meta i janë respektuar të gjitha të drejtat, duke përfshirë takimet dhe komunikimet telefonike. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Klevis Balliu për trajtimin e Metës, Qose tha se ai është trajtuar me dinjitet dhe në përputhje të plotë me ligjin.

”Nuk i është ndaluar asnjë takim z.Meta. Ka realizuar të gjitha takimet me autorizim të prokurorit dhe nuk i është ndaluar asnjë komunikim telefonik. Deri sot ka kryer rreth 3,600 komunikime telefonike”,-theksoi Qose.

Ai sqaroi se ka pasur veç një incident të lidhur me transmetimin e një bisede telefonike në një studio televizive, për të cilin institucioni “313” vendosi një masë disiplinore, për shkak të rregullave të sigurisë për të paraburgosurit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk mund të lejohet që çdo i paraburgosur të dalë në media e të bëjë deklarime, pasi kjo do të sillte probleme serioze të rendit dhe mundësi për hakmarrje”,-shtoi Qose, duke theksuar se edhe pse Meta ka qenë president, trajtimi i tij është bërë sipas ligjit dhe standardeve ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?