Qytetarët e rajonit të Tiranës përfitues direkt të vendimeve të Këshillit të Qarkut
Këshilli i Qarkut të Tiranës i ka hapur dritën jeshile kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri më 10.08.1991 e të truallit funksional të tyre familjeve në Vorë dhe Kavajë.Administrata e këtij institucioni shqyrtoi me kujdes një numër të konsiderueshëm të praktikave dhe të dokumentacionit shoqërues ardhur nga këto bashki duke iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve në një kohë rekord.
Puna voluminoze kërkoi ditë të tëra përqendrim dhe vëmendje me motivin e vetëm për t’i dhënë qytetarëve një të drejt që ata e kanë kërkuar prej vitesh.
Rreth 100 qytetarë të Tiranës do të përfitojnë nga këto vendime të marra, ndërkohë administrata e Këshillit të Qarkut është duke vijuar punën për plotësimin e të gjitha kërkesave të ardhura pranë këtij institucioni prej bashkive që përfshinë rajoni i Tiranës.
Me vendimet e miratuara prej Këshillit të Qarkut disa prej personaliteteve të njohura të cilët kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë, mësimdhënies dhe edukimit të brezave të rinj do të përfitojnë pension të posaçëm, si pianistja e njohur Anita Tartari, piktori Naxhi Bakalli, inxhinieri Ruzhdi Karapici, etj.