Raiffeisen Bank:Europa Qendrore ne rruge te shpejte

 

 

Tirane, 18 Dhjetor 2014

 

EuropaQendrore ne rruge te shpejte

• EQ tregon rezistence ndaj rritjes se dobet ne Rusi dhe zonen e euros

 

Imazhi ne Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL) vazhdon te jete mjaft i ndryshem, me rajonin e Evropes Qendrore, i cili qendron qartesisht jashte. Per 2015, parashikimet e PBB per Polonine (3,5 per qind), Sllovakine (2,5 per qind),Republiken Çeke (2,4 per qind), Hungarin (2,3 per qind)  madje edhe Sllovenia (2,0 per qind) jane te fuqishme. Ne Evropen Juglindore, Rumania (2.7 per qind) eshte pika referimit, ndersa shumica e vendeve te tjera ne rajon, te tilla si Serbia apo Kroacia, vazhdojne te perjetojne stanjacion.

 

"Evropa Qendrore eshte ne rrugen e duhur te shpejte – nje zhvillim qe ne kemi vezhguar  gjate dy tremujoreve te fundit.Rritja ne rajon eshte mbeshtetur kryesisht nga kerkesa e brendshme si dhe eshte mbrojtur nga zhvillimet aktuale ne zonen e euros dhe Rusise ", thote Peter Brezinschek, Analist Ekspert i Raiffeisen Research ne Raiffeisen Bank International AG (RBI) ne prezantimin e tij te" Strategjia Europes Qendrore dhe Lindore " per tremujorin e pare te 2015

 

Ne Shqiperi, pavaresisht  postimit negativ te 0,61% ne Q2 2014 i ndikuar edhe nga niveli i ulet i investimeve publike kapitale, ekonomia pritet te rritet me 2% ne vitin 2014. Ne vitin 2015 rritja eshte vleresuar te jete ne 3% e mbeshtetur nga kerkesa e jashtme dhe nje rimekembje eventuale te moderuar te kerkeses se brendshme. Energjia, nafta dhe gazi, si dhe sektori i industrise pritet te jene sektoret nxites te ekonomise per vitin 2015. Konsolidimi fiskal ka filluar te ndjehet dhe ne do te presim qe borxhi publik te ulet ne 70% te PBB-se ne 2015.

 

 

* * * *

 

Raiffeisen Bank, pjese e rrjtit Raiffeisen Bank International AG  është banka më e madhe në vend me rrjetin më të madh të degëve, të bankomateve dhe të POS-eve (point of sales).

Raiffeisen Bank International bleu Banken e Kursimeve në Shqipëri në 2004 dhe gjatë10 viteve të kaluara e ka transformuar plotësisht Bankën e vjetër Shtetërore në një bankë me shërbime të plota që i shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë. Me dhënien e kredisë klientëve korporate dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me trajnimin intensiv të stafit dhe ofrimin e produkteve të reja bankare, Raiffeisen Bank e ka përforcuar pozicionin e saj udhëheqës në treg, duke e sjelle sherbimin bankar ne Shqiperi ne nje nivel qe krahasohet me standardet Evropiane te shekullit te XXI-te. Raiffeisen Bank i shërben tashmë mbi 700,000 klientëve në Shqiperi .

 Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni Viola Smaja(viola.smaja@raiffeisen.al)

 

* * * *

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket si Austrise, ku eshte nje korporate dhe banke investimi lider, ashtu edhe Evropes Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane mbuluar nga bankat e filialit, pervec kesaj grupi ofrone sherbime te specializuara financiare si ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, bashkimet dhe blerjet.

RBI eshte e vetmja banke Austriake me prezence ne qendrat financiare boterore ne Azi, nje tjeter zone gjeografike kjo ne fokus e Grupit.

Ne total, rreth 56,000 punonjes te RBI u sherbejne rreth 14.6 milion klienteve nepermjet 2,900 njesish biznesi, shumica e te cilave ndodhen ne Evropen Qendrore dhe Lindore.

RBI eshte nje filial plotesisht i konsoliduar i Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB zoteron ne menyre indirekte 60.7  perqind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI jane te listuara ne Bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e grupit per te gjithe Grupin RZB, perfshire RBI.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+43-1-71 707-6055, ingrid.krenn-ditz@rbinternational.com),ose
Anja Knass (+43-1-71 707-5905, anja.knass@rbinternational.com). http://www.rbinternational.com, http://www.rzb.at

     * * * *

Raiffeisen Centrobank eshte nje banke lider austriake e investimeve qe ofron spekter te plote te sherbimeve dhe produkteve qe lidhen me aksione, derivate dhe te te transaksioneve te tregut te kapitalit, si nepermjet burses dhe jashte tregut. Mbeshtetur nga rrjeti i saj  i Raiffeisen Investment, banka ofron ECM dhe M & A sherbime keshillore ne rajonin e EQL, si dhe ne Turqi. Raiffeisen Centrobank eshte nje dege e Raiffeisen Bank International AG.

Per informacione te metejshme, ju lutem kontaktoni Andrea Pelinka-Kinz (+43-1-51 520-614, andrea.pelinka-Kinz @ rcb.at). http://www.rcb.at

SHKARKO APP