Rama: 1.5 miliardë euro për programin “Rilindja Urbane 2.0”. Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, i cili parashikon një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e qyteteve dhe hapësirave publike në Shqipëri.
“Një program kombëtar ambicioz, për të kaluar te “Rilindja Urbane 2.0″ duke vendosur në dispozicion të këtij kapërcimi një objektiv prej 1.5 miliardë eurosh. Ajo që mendova se është e rëndësishme ta ndaj me ju sot lidhet me jo thjesht dallimin mes këtij programi të ri dhe programit të parë të rilindjes urbane, por me arsyet, që na çojnë në këtë program. Sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshëm ajo që mungon”, tha ai.
“Nëse sheshi kryesor është fytyra e një qyteti, sheshet kryesore të qyteteve tona ishin fytyrat e degradimit dhe të dorëzimit para fatit të çdo qyteti. Edhe sheshi “Skënderbej” ishte i tillë në atë kohë.
Dalja nga degradimi, rikthimi i qytetit si vendi ku njerëzit kanë një jetë të mundshme sociale dhe gjithçka që përmbledh mozaikun e rilindjes urbane, me sheshet, rrugët, ndriçimin, shkollat, çerdhet, ujësjellësit dhe kanalizimet, i përkisnin një faze kur njerëzit në Shqipëri filluan të besonin te vetja. Filluan të besonin se Shqipëria mund të ishte e bukur jo thjesht nëpër male dhe 100 metra nga bregu, kur notoje, por mund të ishte e bukur dhe të prezantohej bukur para kujtdo që jetonte këtu ose që hapte derën për vizitorë.
Tani nuk jemi në fazën kur na mungojnë këto. Mua më kujtohet kur mbillnim pemë në Tiranë; ishte sikur jepnim shfaqje. Njerëzit ndalonin dhe mblidheshin rreth pemëve. Kur mbollëm kumbullat e kuqe te Rruga e Kavajës, bllokohej trafiku, sepse njerëzit shihnin. Kishin ndjesinë se pemët po ktheheshin në qytet, sepse ishin sakatuar dhe prerë nga të katër anët.
Sot, ata që nuk kishin lindur në vitet 2001, 2002 apo 2003 s’e kanë idenë se 90 për qind e pemëve që janë në rrugët e Tiranës janë mbjellë në atë fazë.
Problemi është sasia dhe cilësia e gjësë. Kjo nuk është mosmirënjohje. Kjo nuk është as ndonjë kërkesë e pajustifikueshme. Ne ndërtojmë shkolla; dikur, në fazën e parë të rilindjes urbane, kjo ishte një gjë shumë e madhe. Është vendosur një standard i ri, aty ku është sot shoqëria, falë gjithë kësaj pune që kemi bërë. Por, ndërkohë, duke qenë në këtë detyrë, duhet të përballemi me këtë sfidë shumë të madhe. Dikur kërkohej një rrugë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH
Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?
Results
Vota totale: 5243

