Rama: Akti normativ i qershorit pasqyron rritjen e ekonomisë dhe mbështetjen për qytetarët
Qeveria ka miratuar aktin normativ të muajit qershor, ku sipas kryeministrit Edi Rama, parashikon një paketë masash financiare që përfshin bonus për pensionistët, rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar dhe financime shtesë për disa sektorë prioritarë.
Sipas Ramës, akti normativ përfshin rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta dhe me autizëm, si edhe për kujdestarët e tyre. Paketa parashikon gjithashtu masa për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban dhe rural, si dhe një rritje të financimit për mbrojtjen, që kreu i qeverisë e cilësoi si më të madhën në historinë e Forcave të Armatosura.
”Akti normativ i Qershorit që sapo kaloi në qeveri është pasqyrë kuptimplotë e një vendi ku ekonomia rritet dhe mundëson një tjetër bonus për pensionistët; një rritje kuptimplotë të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar, fëmijët me aftësi të veçanta, autizëm, etj, si edhe kujdestarët e tyre; një sërë masash të tjera mbështetëse për teknologjinë, sipërmarrjen, shëndetësinë, bujqësinë, zhvillimin urban e rural, ku masa e re për financimin e mbrojtjes është më madhja ndonjëherë në historinë e Forcave të Armatosura. Në ditët në vijim do të shpjegojmë çdonjërën nga masat, por mbetet domethënëse kalimi tek bonusi i pensionistëve edhe i të gjithë të ardhurave shtesë nga rritja e çmimit të naftës”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

