Rama, batuta me ambasadorët: Zgjohuni më herët dhe flini më vonë

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të Shqipërisë nëpër botë në konferencën e përvitshme mes tyre dhe kreut të qeverisë.

Uroj që të gjeni çdo ditë arsye për t’u zgjuar më herët dhe çdo natë arsye për të fjetur më vonë. E di që për diplomatët është pak e vështirë që të luftojnë me rutinën e tyre për vetë natyrën e punës por edhe për eksperiencën që diplomatëve u thotë “ehu sa kemi parë; ehu sa herë është provuar kjo; ehu ç’mund të tregojmë ne, por hajde se do kalojë edhe kjo”. Në mënyrë që këtij momenti t’i përgjigjemi ashtu siç e meritojnë ata që e kanë ëndërruar, ata që janë përpjekur, ata që kanë dhënë jetën për t’iu afruar Europës, qytetërimit perëndimor dhe europian si pjesë e integruar plotësisht e tij dhe ata që sot janë fëmijë dhe që prej nesh presin që ta konsiderojnë punën tonë si borxhin më të madh që u kemi atyre”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?