Rama, batuta në konferencën me Von der Leyen: Anëtarësimi do të na miratohet në Paris, Berlin…
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në një konferencë të përbashkët me presidentin e KE, Ursula von der Leyen.
Ndërsa fliste për procesin e anëtarësimit në Union, Rama u shpreh se anëtarësimi do të miratohet në kryeqytetet e kontinentit, si Berlin apo Parisi.
Më tej Rama shtoi se në këto kryeqytete nuk mund të rendiste Londrën, sepse “ka ikur në drejtim të paditur”, duke iu referuar Brexit dhe daljes së Britanisë nga BE.
“Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkojnë apo se duam të kënaqim ata që nesër do na miratojmë anëtarësimin në Paris Apo Berlin, se Londra ka ikur në drejtim të paditur. I bëjmë detyrat për veten tonë sepse na bën më funksional si shtet. Për ne procesi i integrimit është proces shtetbërje demokratike”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

