Rama: Buxheti 2026 sjell rritje të pagave, pensioneve dhe investimeve, sepse “Shqipëria 2030” është një përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se dëgjesat publike për Buxhetin 2026, me fokus tek rritja e të ardhurave dhe investimeve po vijojnë, duke theksuar se viti i ardhshëm do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe sociale të vendit.

Kryeministri u shpreh se buxheti i ri do të sjellë rritje historike të pagave, pensioneve dhe investimeve publike, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, Shqipëria është tashmë në një nivel tjetër zhvillimi dhe kjo do të reflektohet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme të qytetarëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, si dhe tek pensionistët dhe kategoritë në nevojë, për të cilët mbrojtja sociale do të vijojë të zgjerohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri nënvizoi se besimi i dhënë nga qytetarët me 83 mandate për vizionin “Shqipëria 2030” është një përgjegjësi që kërkon rritje të vazhdueshme të punës dhe angazhimit.

“Ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?