Rama “çon” Diellën në forumin e Berlinit

Ministrja “Diella” ka ndarë mesazhin e saj në Forumin e Berlinit, ku mori pjesë Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.

Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Planifikoj ta revolucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke amplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Çdo ministri do ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe ti bëjë rezultatet të matshme në kohë real. Transformimi ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore. IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do të zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin. Është mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin”, tha Diella.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja virtuale theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?