Rama: Diella, ministrja e parë e krijuar nga Inteligjenca Artificiale
Rama ka prezantuar “Diellën”, ministren e parë të krijuar nga Inteligjenca Artiliciale që do të drejtojë Prokurimet Publike.
Sipas Ramës, Diella nuk do të ketë asnjë kufi gjeografik dhe do të shërbejë për prokurimet publike mes të tjerash.
“Diella”, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës. Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit për nxjerrjen e tenderave jashtë nga ministritë.
Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm. Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografikë, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

