Rama: Energjia as nuk falet dhe as nuk vidhet

Me këtë apel nisi kryeministri Edi Rama, “Forumin qytetar”, një bashkëbisedim me qytetarë të Fierit për reformat e qeverisë, me fokus të veçantë aksionin kundër përfitimit të paligjshëm të energjisë. Ku vjedhjen e energjisë elektrike, ai e quajti një plagë dramatike për ekonominë e vendit. Dhe për të kuptuar edhe më qartë efektin e këtij fenomeni për ekonominë kombëtare, kryeministri solli në vëmendje faktin se vjedhja e energjisë është e barabartë me shumën e tatim-fitimit që derdhet nga kompanitë në buxhetin e shtetit. Para të cilat sipas tij, nëse do të përdoreshin për fuqizimin e sektorit energjetik dhe për investime të tjera në të mirë të qytetarëve. “Shumëçka që ne e duam, që vendi ka nevojë lidhet drejtpërdrejt me energjinë dhe sigurinë energjetike, me barazi në raport me barrën e kontributeve dhe në raport me zbatimin ligjit. Ka lidhje sigurisht edhe me investime të mëtejshme në sektor, që ne nuk mund t’i bëjmë në rast se nuk marrim mbrapsht atë që sektori prodhon dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë, me një kursim shumë të madh pastaj, parash, që sot treten në lumin e jashtëzakonshëm të vjedhjes së energjisë elektrike. Mjafton t’ju them, ne humbasim çdo vit nga vjedhja e energjisë elektrike një shumë të barabartë me shumën që fitojmë duke mbledhur tatim fitimin e kompanive. Pra, ndalimi i vjedhjes së energjisë elektrike është i barabartë nga pikëpamja financiare për arkën e shtetit, me dyfishimin e kompanive, sikur të kishim dyfishin e aktivitetit të biznesit në Shqipëri”, deklaroi ai lidhur me një fakt të tillë. Për të shtuar se dy kategoritë që paguajnë energjinë elektrike në mënyrën më korrekte, janë pensionistët, por dhe personat me aftësi të kufizuar. “98% e pensionistëve paguajnë rregullisht energjinë, pavarësisht gjendjes së tyre, si dhe 93% e personave me aftësi të kufizuar, si paraplegjikë, tetraplegjikë etj, paguajnë në mënyrë korrekte energjinë elektrike. Pra, janë dy shifra dhe dy fakte që thonë gjithçka për të gjithë ata që bëjnë zhurmë dhe që shkruajnë në rrjetet sociale se si do ta paguajmë energjinë elektrike sepse jemi të varfër”, apeloi ai. Duke përfunduar lidhur me problematikën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, se qeveria ka zgjedhur  idenë jo të rritjes uniform të çmimit, por të heqjes së fashës mbrojtëse, sepse sipas tij, fatkeqësisht kjo fashë nga një fashë për të mbrojtur më të dobëtit u kthye në një fashë, pas të cilës fshihet një masë e madhe hajdutësh.

 

 

INSPEKTIMI

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Transportit Edmond Haxhinasto dhe deputetë të qarkut, inspektuan dje edhe ndërtimin e By pass-it të Fierit. Një nga projektet rrugore shumë të rëndësishëm ky në rang vendi, i cili do të lidhë autostradat Lushnjë-Fier me Levan-Vlorë.Si pjesë e korridorit veri-jug, By pass-i i jep zgjidhje përfundimtare qarkullimit dhe veçanërisht e lehtëson atë gjatë sezonit turistik, ku fluksi i lëvizjes në këtë aks është tepër i lartë.

 

SHKARKO APP