Rama flet në Kolegjin e Europës në Bruzh: Falë Zotit, ekziston BE-ja

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kolegjin e Europës në Bruzh të Belgjikës. ”U linda, u rrita gjysmën e jetës time në Shqipërinë e luftës së ftohtë, i izoluar nga bindja e Perëndimit. Një Kore e Veriut e Europës. Për mua Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit. Përfytyroni një qiell të errët dhe krejt befas të kap syri një yll të zbehtë. Europa ishte një yjësi që e shihnim nëpërmjet ekranit të mjegullt.

Pastaj erdhi 1989, por Shqipëria nuk iu bashkua festës. Muri i Berlinit ra, por muri ynë ngeli i paprekur. Ata tanët na thonin: ‘Ne nuk jemi si ata, ne jemi ndryshe. Ne jemi të vërtetët, ata janë fals, të degjeneruar’.

Në vitin 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar në Tiranë, kapërcyen muret e ambasadave për t’u larguar. Tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm dhe shpesh kaotikë. Demokracia është më shumë sesa liri, është shtet i të drejtës’. Më shkon shpesh mendja te Jusufi, kishte të drejtë. Falë Zotit, ekziston BE-ja’‘, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?