Rama flet për “paqen fiskale”: Mundësi për sipërmarrjet. Nga janari fillojmë zbatimin e nismës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në janar të vitit që vjen do të aplikohet “paqja fiskale”. Në një takim me komunitetin e biznesit, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se me këtë paketë të re synohet garantimi i një kuadri më të drejtë fiskal për procesin e integrimit europian.

“Me paketën fiskale 2026 nuk rrisim taksat, por synojmë të garantojmë një kuadër më të drejtë fiskal dhe të përgatisim sipërmarrjen për procesin e integrimit europian. Mbajmë premtimin për zero taksa për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Paqja fiskale është një zotim i yni i fushatës elektorale dhe sot është ligj. Pavarësisht disa debateve që nuk e adresuan dot thelbin e kësaj nisme, ne sot jemi në kushtet ku duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm mund ta zbatojmë këtë nismë. Kjo është për të ndërtuar një urë të re besimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona. Është një instrument i përdorur me mijëra vjet tani më. Është një instrument për t’i dhënë mundësi sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë që të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale. Ky rishikim jep u mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarime të viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin”, Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?