FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Forcimi i kapitalit njerëzor, përcaktues për suksesin e ekonomisë shqiptare në dekadën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e arsimit profesional për përgatitjet e specialistëve që kërkon ekonomia e re.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u ndal te rëndësia e kapitalit njerëzor si përcaktues edhe i një pjese të mirë të suksesit të ekonomisë shqiptare në dekadën e ardhshme.

“Sot Shqipëria nuk ka më për problemin e mungesës së investimeve. Përkundrazi, sot Shqipëria përballet me gjithmonë e më shumë investime dhe gjithmonë e më shumë nevojë për specialistë, teknikë, profesionistë të kualifikuar, sepse këto investime kërkojnë kapital njerëzor të kualifikuar nga turizmi i nivelit të lartë, energjia, teknologjia, industria përpunuese, logjistika apo shërbimet e tjera bashkëkohore”, shtoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa për fuqi të kualifikuar, sipas tij, “rritet me ritme shumë më të shpejta sesa oferta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pikërisht për këtë arsye, arsimi profesional merr gjithnjë e më shumë një rol strategjik. Nëse dikush shihej si një ngushëllim për ata që ishin më të lodhurit dhe nuk arrinin dot as ta mendonin derën universitetit, sot ai është bërë një nga dy rrugët dhe është madje një rrugë me garanci të mëdha drejt punësimit dhe karrierës. Këtë e shpjegon fakti që, jo vetëm numri i nxënësve është rritur, por edhe që 67% e atyre që mbarojnë arsim profesional punësohen menjëherë. Ndërkohë që, në disa fusha, siç është, për shembull, turizmi 100%, 100% e atyre që bëjnë arsim profesional punësohen”, theksoi ai.

Rama theksoi se objektivi ynë është shumë i qartë: që të shtyjmë përpara një projekt të nisur vite më parë për ta bërë arsimin profesional anën tjetër të medaljes së arsimit në Shqipëri dhe t’ju japim mundësi të gjithë atyre që investojnë që të mbështeten në burime njerëzore të kualifikuara.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?