Rama: Fotoalbumi i një tjetër dite Europe në Tiranë

”Fotoalbumi i një tjetër dite Europe në Tiranë”,-shkruan kryeministri Edi Rama. Shqipëria mirëpriti sot në Pallatin e Brigadave një tjetër ditë Europe, me zhvillimin e Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”.

Në një tryezë të vetme u bënë bashkë krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe institucioneve rajonale.

Samiti u përqendrua te dinamika e re e integrimit ekonomik, qasja e përbashkët drejt tregut të vetëm të BE-së dhe transformimi i rajonit në një hapësirë më konkurruese, më inovative dhe më të qëndrueshme, në përputhje me objektivin afatgjatë të konvergjencës me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?