Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në pikun e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit ai nuk e harron skuadrën e tij të zemrës, Juventus. Rama ka ftuar tifozët të ndjekin finalen e Champions League në fushën e blertë të Kryeministrisë.
“Nesër, në fushën e blertë të Kryeministrisë, Finalja e madhe e Champions League ⚽?⚽”, shkruan Rama në “Facebook”.
Finalja Juventus-Real Madrid luhet nesër në orën 20:45 në Cardiff të Wellsit. Juventus kërkon të fitojë titullin e tretë kundrejt një Reali që mban stafetën e kampionit.