Rama ironizon kundërshtarët e projektligjit për tokën: Hyn në fuqi 7 vjet pas anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për një projektligj që lidhet me shitblerjen e tokës nga shtetas të vendeve të BE, duke akuzuar për keqinterpretim të përmbajtjes së tij. Kreu i qeverisë iu referua deklaratave se ligji do të lejonte “shitjen e tokës së shqiptarëve te pushtuesit shqipfolës e të huaj”, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga projektligjet që lidhen me procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë
“Po nuk bën kurrë hajër Shqipëria, nëse padija dhe krenaria do të shkojnë ngjitur si trupi e hija”, shkroi Gjergj Fishta. Paj Zotin, shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë: një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan:
“Këta gjakprishur vijojnë me projektligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës dhe të huaj, duke cenuar drejtpërdrejt territorialitetin dhe sovranitetin kombëtar. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kalojë ky ligj antikombëtar; përndryshe, përshkallëzim deri në mosbindje civile. Sot edhe më shumë. Deri në frymën e fundit…”
Në fakt, ky është një nga projektligjet e procesit të negociatave, i cili hyn në fuqi 7 vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në atë moment, toka mund t’u shitet qytetarëve të vendeve të BE-së në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga qytetarët shqiptarë në vendet e BE-së. Sepse me hyrjen në BE, Shqipëria do të jetë po aq pjesë e Europës sa Europa do të jetë pjesë e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

