Rama: Iso-polifonia dhe tingujt e fyellit dyjar burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit ”The Odyssey”
Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e traditës muzikore kanë frymëzuar kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.
Kryeministri Edi Rama ndau një video përmbledhëse të filmit, ku theksoi se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka vizituar jugun e Shqipërisë, ku është njohur nga afër me iso-polifoninë shqiptare dhe tingujt tradicionalë të fyellit dyjar.
”Ju uroj një mbrëmje të bukur krenarie, pasi Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”, një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit, me aktorët më në zë. Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, vizitoi jugun e Shqipërisë, ku u njoh nga afër me iso-polifoninë shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, si edhe me tingujt e fyellit dyjar që u shndërruan në burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH
Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?
Results
Vota totale: 5624

