FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Katër milionë eurot investim për të mos hapur një plagë të re mosbesimi ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama në videomesazhin lidhur me koncertin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga reperi me famë botërore Kanye West, tha se katër milionë eurot e koncertit ishin një investim.

“Dy fjalë për katër milionë eurot dhe për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe ndërkohë që hedhin pa pushim helm, në veshët e njerëzve nga pensionistët deri tek më të rinjtë duhet të ekspozohen përpara faktit se po ato katër milionë euro ishin investim. Po ishin një investim i bërë në minutën e fundit për të shpëtuar investimin shumë më të madh për Shqipërinë, për ekonominë e Tiranës dhe për mijëra njerëz nga mbi 80 vende të botës që i kishin prerë biletat për të ardhur këtu dhe mbi të gjitha investim për të mos hapur një plagë të re mosbesimi ndaj një Shqipërie ku i kanë sytë të gjithë dhe ku duhet të mbajë fjalën që i garanton të gjitha aktivitetet ndërkombëtare dhe i garanton qytetarët e huaj, që vijnë në këtë vend”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, shtoi Rama, e vërteta e katër milionëshit është edhe më e plotë përtej asaj që bëri qeveria, sepse ato katër milionë euro nuk do të kishin dalë nga arka e shtetit po të mos ishin bërë kërcënimet, shantazhet, fushata e bullizmit dhe histeria e dhunshme e rrjeteve sociale ku një pakicë njerëzish kujton se mund të imponohet me terror gjuhësor një vendi të tërë, qeverisë, sipërmarrjeve dhe kujtdo që nuk mendon si ata që e mishërojnë atë pakicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po si mund të lejohet kjo? Si mund të lejohet kjo në një vend demokratik? Fut një qeleshe në kokë apo lidh një flamur në qafë dhe merr peng Shqipërinë në emër të popullit. Ndërkohë që populli dihet shumë mirë se flet me votë, jo me sharje, jo me kërcënime, jo me dhunë dhe shantazh përmes gojës së disa zëdhënësve, të cilët, në rastin më të mirë janë llapaqorra të paditur dhe në rastin më të keq janë aventurierë të kapur. Po, po, të kapur. Prandaj nëse atyre dhe pastaj kujt i ndjek ata nga pas u dhembin ato katër milionë le t’i kërkojmë fillimisht llogari vetes për klimën e dhunës që kanë ushqyer nëpër kanalet sociale, sepse katër milionë eurot nga arka e shtetit nuk i nxori koncerti, por i nxori sulmi, agresioni i verbër për ta shkatërruar koncertin”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “protestat janë një burim energjie për demokracinë dhe respektin për institucionin e protestës unë personalisht dhe kjo shumicë qeverisëse e kemi dëshmuar që në ditën e parë dhe dëshmojmë gjithmonë, por nuk ka asnjë shans që ne të pranojmë t’i nënshtrohemi dhunës, kërcënimeve, shantazheve apo koreve linçuese që të kujtojnë ato sheshet e mesjetës me turmën e ekzaltuar që i gëzohej spektaklit të linçimit dhe të vdekjes”.

Po ashtu, shtoi Rama, nuk ka asnjë mundësi që ai personalisht të pajtohet me idenë se në Shqipërinë e vitit 2026 qytetarët duhet të heshtin, artistët duhet të tërhiqen, sipërmarrjet duhet t’i paguajnë haraç një turme dhunuesish online, të cilët me verbërinë e tyre dhe me mbështetjen e shumë profileve false të kujtojnë Gardat e Kuqe, gardistët e Revolucionit Kulturor në Kinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?