Rama: Konkurenca dhe merita, qasja jonë e punësimeve në administratë

Kryeministri Edi Rama,deklaron se do të punësohen së pari njerëzit që kanë dëshirë të punojnë, që janë të talentuar, ata që e meritojnë të kenë një vend punë dhe që janë të arsimuar. Ai gjatë një takimi me të rinjtë, që sapo kishin fituar një vend pune në administratë, u shpreh entuziast, teksa duket se e ka marrë vetë situatën në dorë, pas ankesave që kanë pasur me mijëra shqiptarë për deputetë të zonës apo ministrat e kabinetit të tij, pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

 “Dje gjatë një diskutimi me fitues të konkursit për pranimet në administratë, dëshmia e realitetit të ri, që provon se është çelur një faqe tërësisht të re, e panjohur më parë për administratën, duke vendosur në themel të rekrutimit konkurrencën dhe meritën,” – theksoi Kryeministri Edi Rama, në profilin e  tij Facebook, teksa u shpreh i ndërgjegjshëm se ka ende shumë punë dhe procesi sapo ka filluar.

“Procesi nuk është ende i përsosur, por është një proces që ka një potencial të madh transformues jo vetëm për administratën, por edhe mendësinë në raport me shtetin dhe me punën në shërbimin civil.” Janë me mijëra shqiptarë, që ankohen mbi punësimin ënadministratë, ku siç tregojnë faktet nuk mjafton të jjesh as i shkolluar, as i talentuar, dhe as të kesh dëshirë për të punuar. Nëse ekziston vullneti i deputetit, ministrit, apo drejtorit, je i punësuar automatikisht, duke fituar garën me cilindo që pretendon një vend pune. Kjo praktikë ka çuar në fakt, në një realitet të hidhur, ku “vlera e punës” , aq e çmuar në çdo vend tjetër, ka humbur shumë pikë në tërë këto vite.        

SHKARKO APP