Rama krah për krah me sekretarin Rutte: Kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, Shqipëria pret samitin e ardhshëm të NATO-s
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto ku shihet krah për krah me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku edhe ka ndarë një mesazh pas konfirmimit se Shqipëria do të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s.
“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkroi Rama në një reagim të tij.
Kryeministri e cilësoi këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për vendin, duke e lidhur me përpjekjet shumëvjeçare të Shqipërisë për forcimin e rolit të saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Samiti i NATO-s që do të zhvillohet në Shqipëri pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare, duke sjellë në vend liderët e vendeve anëtare të Aleancës dhe vëmendje të veçantë për rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike.
KOHA JONË SONDAZH

