FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Lufta në Iran ngre çmimet e karburantit, qeveria krijon Task Force për tregun

Gjatë pjesëmarrjes në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, Edi Rama komentoi rritjen e çmimeve të karburanteve dhe masat e ndërmarra nga qeveria për të mbajtur nën kontroll tregun. Ai njoftoi ngritjen e një Task Force dhe krijimin e një bordi transparence, si dhe vendosjen e një uljeje të përkohshme të akcizës, me qëllim lehtësimin e barrës për konsumatorët. Të ardhurat shtesë pritet të shfrytëzohen për mbështetjen e pensionistëve, ndërsa paralajmëroi masa të mëtejshme për rritjen e transparencës dhe parandalimin e abuzimeve në tregun e naftës.

Rama theksoi se monitorimi i tregut është vazhdueshëm dhe deri tani nuk janë evidentuar raste abuzimi. Bordi i transparencës do të sigurojë që askush të mos përfitojë padrejtësisht nga situata, ndërsa masa për uljen e akcizës me rreth 20% synon të lehtësojë konsumatorët.

Kryeministri foli edhe për ekonominë shqiptare, duke theksuar se vendi vijon një trend të qëndrueshëm rritjeje, me parashikime për një rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai shtoi se rritja e pagave në sektorin publik dhe privat po ndihmon në kthimin e shqiptarëve nga emigracioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Rama u ndal tek siguria kibernetike, duke deklaruar se Shqipëria renditet në dhjetëshen e parë ndërkombëtare, si rezultat i investimeve dhe forcimit të kapaciteteve pas sulmeve kibernetike të viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?