Rama mbledh sot kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 11:00 qeverinë dhe grupin parlamentar në Pallati i Brigadave.

Në mbledhje pritet të raportojë ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit dhe njëherësh Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.

Takimi pritet të fokusohet në ecurinë e reformave dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?