Rama me gazetarët e BE-së: Zvërneci është zonë e kategorisë 5, Vjosa nuk do të preket
Kryeministri Edi Rama thotë se zona ku do të investohet në Zvërnec ka qenë gjithmonë zonë e kategorisë pesë, ndërsa kujtoi se në standardet europiane ka disa kategori të zonave të mbrojtura ku lejohet dhe ku nuk lejohet zhvillimi. Në një konferencë për shtyp me gazetarë dhe përfaqësues të medieve nga vendet e Bashkimit Europian, Rama theksoi se është i gabuar prezumimi që një vendi i duhet të zgjedhë midis natyrës dhe zhvillimit.
”Kjo është ideologji dhe nuk është ajo çfarë thonë praktikat më të mira në këtë botë. Vendit i duhet të gjejë në mënyrë mjaft inteligjente mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë dhe të mos i shkojnë përkundër njëra-tjetrës”, tha Rama. Kreu i qeverisë pohon se Shqipëria është sot një nga vendet me sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura.
”Askush nuk mund të më japë leksione mua apo neve për mjedisin, sepse ne hartuam ligjin e parë, hartën e parë të zonave të mbrojtura të Shqipërisë në vitin 2017 dhe të parin regjistër e inventar. Ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura, ndërsa sot kemi rreth 25% zona të mbrojtura”, shtoi ai.
Rama theksoi se PS erdhi në qeveri me një agjendë shumë të qartë për mjedisin. ”Ne qenkemi rreziku dhe ne e paskemi ndryshuar ligjin hapësirë Jared Kushner që të shkaktërrojë bregdetin tone? Çfarë po thoni? Kjo është gënjeshtër. Në vitin 2024 ne bëmë ndryshime për të specifikuar çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet në kategoritë e ndryshme të mbrojtjes. Sepse nuk ka vetëm një kategori mbrojtje edhe në Europë. Në standardet europiane ka disa kategori të zonave të mbrojtura. Është kategoria 1 që nuk preket, thjesht ruhet. Por janë edhe të tjerat. Zona për të cilën flasim ka qenë gjithmonë zonë e kategorisë pesë. Nuk ka aspak të bëjë me Vjosën. Ajo është e mbrojtur, është e paprekshme dhe nuk do të preket”.
KOHA JONË SONDAZH

