Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 07:09 E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup Arsenali ka pësuar një eliminim të papritur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Fleetwood Town, skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama mesazh dhe thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec

Lajme E premte, 12 Qershor 2026 18:52
Rama mesazh dhe thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh dhe me një thirrje protestuesve kundër projektit të Zvërnecit dhe Sazanit.

Ai deklaroi se do të ishte po aq i revoltuar sa ata nëse pretendimet që qarkullojnë do të ishin të vërteta, por këmbënguli se faktet tregojnë një realitet tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Izrael, opozita para me 2 mandate, por Netanjahu rri kryeministër!

Zgjedhjet në Izrael, opozita para me 2 mandate, por Netanjahu rri kryeministër!

Para 10 orësh
Arlind Qori: Pse Edi Rama nuk vepron si kryeministri bullgar?

Arlind Qori: Pse Edi Rama nuk vepron si kryeministri bullgar?

Para 11 orësh
Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Erion Veliajt

Para 13 orësh

Edi Rama:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mbaj përgjegjësi për çdo fakt që them. Po të ishin të vërteta ato që ju kanë mbushur në mendje, do isha dhe unë po aq i neveritur sa më duket se janë disa prej jush. E vërteta është se po hetojmë këto vite një nga zhvillimet e rrjeteve sociale, kur vende të tjera kanë rënë në kurth nga metoda të provuara dhe të demaskuara manipulimi.

Kush është i interesuar për të mbrojtur interesin publik, për mjedisin, të ardhmen e shpendëve në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, i them se faktet që kemi në dispozicion duhet të jenë më se të mjaftueshme për të qetësuar shpirtin e kujtdo. Ndaj bujrum, ejani t’i shikoni dhe dëgjoni faktet, të merrni provat dhe të ndiheni krenarë që institucionet tona e kanë përfaqësuar, qoftë me Sazanin apo me procesin e aplikimeve për zhvillimin e Zvërnecit.

Ejani të shikoni që s’ka asnjë status për investitor strategjik.”

Rama numëroi arritjet dhe ligjet e miratuara për mbrojtjen e natyrës dhe jo vetëm.

“Ma ka mësuar kjo punë që të futem në këpucët e tjetrit, në anën e këtij grupi njerëzish, që në mes të asaj turme i ka çuar pasioni i sinqertë për zogjtë, ideja e një Shqipërie ideale të paprekur dhe të paprekshme. Ndryshimi mes meje dhe atyre protestuesve nuk është siç duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj njësoj për brishtësinë e mjedisit përballë vendimeve të njerëzve me pushtet. Që kur kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë gjithçka kundër pisllëkut. Kujtoj që kur mora drejtimin e një kryeqyteti që kishte më shumë pemë të prera sesa të mbjella. Nëntëdhjetë për qind të pemëve që shihni në rrugët e Tiranës i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu.

Dola nga zyra e kryetarit duke lënë pas 55 mijë pemë dhe shkurre dekorative, të mbjella edhe me sherr, sepse duheshin shembur kioska, shembur pallate e shkulur gërmadha godinash të paligjshme. Kur erdhëm në pushtet, morëm vendimin e ndalimit të importit të plehrave, që kishin krijuar male në vendin tonë. Jo vetëm kaq, por edhe moratoriumet e pyjeve dhe të gjuetisë.

Gjahtarë të huaj futeshin në vendin tonë si tufa çakejsh që vinin këtu dhe bënin masakra. Kryem regjistrimin në kadastër të 1.3 milionë metrave pyje. Mundësuam shumëfishimin e popullsisë së kafshëve dhe të shpendëve. Ligjin e parë me standarde europiane të zonave të mbrojtura e bëri qeveria e PS-së në mandatin tonë të parë; më parë veprohej vetëm me disa rregullore.

Në Shqipëri, një e katërta e territorit është e mbrojtur. Shqipëria ka rrjetin më të zhvilluar të mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është tejet e lëvduar nga organizatat ndërkombëtare. Ishim ne që i bllokuam dyzina lejesh të dhëna qorrazi në lumenjtë tanë. Kemi ndaluar ndërtimin e 9 hidrocentraleve. Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh. Në Greqinë fqinje nuk i është dhënë lumit një mbrojtje kaq e fortë. Vjosën jo vetëm e shpëtuam, por jemi ende në betejë me një kriminel që u bë heroi i opozitarëve, i cili, me demek, i mori Shqipërisë 11 milionë euro.

Ai llum i sjellë në Shqipëri për ta mjelë këtë vend si lopën e komshiut, jo vetëm nuk ka marrë asnjë lek nga shteti, por po përballet me drejtësinë belge, pas shumë fakteve të nxjerra nga qeveria në gjykatë. Që kur PS ka marrë misionin për ta çuar Shqipërinë në BE dhe nuk ka qenë asnjëherë për shitje, kurrë një krijesë e kërrusur ndaj askujt, asnjë tortë për t’u ofruar në vend të reformave shtetformuese. Për mua Shqipëria është një amanet i shenjtë në mendjen dhe zemrën time”, tha Rama mes të tjerash

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 1 ore

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 1 ore

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 1 ore

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 1 ore

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 11 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 10 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 10 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 10 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.