Rama ndan kujtime “retro” nga Përmeti me Fiat Topolino-n legjendare
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim të veçantë në rrjetet sociale, ku ka kombinuar nostalgjinë e një makine ikonike italiane me bukuritë e Shqipërisë së jugut.
“Kur legjenda retro Fiat Topolino takohet me bukuritë e Përmetit, në një udhëtim mes kulturës, historisë dhe lidhjes së fortë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kujtime me ngjyra retro, në zemër të Përmetit,” shkruan Rama, duke e shoqëruar mesazhin me një foto simbolike 📸.
Postimi vjen në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe turizmit, ndërsa përmendet edhe lidhja e hershme mes Shqipërisë dhe Italisë 🇦🇱🇮🇹.

KOHA JONË SONDAZH

