Rama ndan momente nga mbledhja e grupit të PS: Shqipëria 2030 në BE është sfida e sfidave
Kryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi këtë të martë një mbledhje me grupin parlamentar të PS-së në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pa praninë e mediave. Në fokus të takimit ishte rritja e angazhimit të deputetëve në punimet e Kuvendit dhe vijimi i turit kombëtar “Punët e Shqipërisë”, ku diskutohen çështjet që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.
Rama u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja dhe dëshira e deputetëve për të dëgjuar gjatë asambleve. Ai theksoi gjithashtu përparimin e ekonomisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke thënë se njerëzit vetë mund të vlerësojnë ndryshimet në paga dhe kushte. Sa i përket objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama e cilësoi këtë si “sfidën e sfidave”, duke nënvizuar përgjegjësinë e Partisë Socialiste në drejtimin e vendit drejt mbylljes së kapitujve historikë dhe konsolidimit të përkatësisë europiane të Shqipërisë.
Në lidhje me zgjedhjet brenda PS-së, Rama tha se procesi ka filluar për të “energjizuar komplet Partinë Socialiste në funksion të zgjedhjeve vendore”, duke shtuar se sfida kryesore është realizimi i misionit të tyre politik. Turi “Punët e Shqipërisë” vazhdon me takime në gjithë vendin për të diskutuar problemet dhe zgjidhjet konkrete që prekin jetën e qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

