Kryeministri ndan pamje nga ndërtimi i Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë: Dëshmi e bashkëjetesës së shqiptarëve me hebrenjtë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërtimi i Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë. Ky objekt kulture po ndërtohet afër sheshit kryesor të qytetit bregdetar, në lagjen e dikurshme të hebrenjve.

“Në kantierin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë që po ngrihet në lagjen e dikurshme të hebrenjve të Shqipërisë, afër sheshit kryesor të qytetit, për të dëshmuar ndër breza historinë e rrallë shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët, në vitet e errëta të Holokaustit, ku populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij.
Projekti ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore, duke ruajtur muret origjinale të ndërtesës dhe elementët tipikë arkitektonikë, e duke i integruar me një volum ndërtimor bashkëkohor si edhe me teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?