Rama ndan pamjet: Çelet festa e Kulmakut. Vizitorë nga Shqipëria dhe e gjithë bota ngjiten në Tomorr

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga nisja e pelegrinazhit në malin e shenjtë të Tomorrit, ku mijëra besimtarë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut. Festa e Baba Tomorrit e cila zhvillohet në datat 20-25 gusht pret besimtarët që ngrenë çadrat e tyre dhe bëjnë kurban një qengj.

“Mali i Tomorrit, këtë javë mirëpret besimtarë bektashinj dhe vizitorë nga Shqipëria e gjithë bota për t’iu bashkuar një prej traditave më të bukura shpirtërore e kulturore të zonës, Festës së Kulmakut”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?