
Shiroka një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në zonën e Shkodrës, po vijon të jetë në fokus të investimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës. Një prej tyre është rruga rruga Shirokë–Zogaj, që lidh ofertat turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi duke lehtësuar lëvizjen mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit pamje nga Shiroka, e transformuar tashmë në një pol zhvillimi buzë liqenit të Shkodrës.