Rama ndan pamjet: Punimet për zgjerimin e Tiranë-Durrës po ecin përpara grafikut. Në kantier punohet intensivisht

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III, duke theksuar ritmet e larta me të cilat po zhvillohet puna në kantier. Sipas Ramës, projekti po shënon progres të ndjeshëm dhe punimet po ecin përpara grafikut të parashikuar. Aktualisht, ndërhyrjet po vijojnë në disa fronte, me fokus ndërtimin e nyjes së re të Laknasit dhe mbikalimit të ri të Kasharit. Kryeministri thekson gjithashtu se në kantier po punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.

Postimi i plotë

Tiranë-Durrës Faza III

Swiss Digital Desktop Reklama

Punimet për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III, vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres të ndjeshëm dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve. Në kantier punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit.
Punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.
Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore kombëtare, që synon:
Rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë-Durrës.
Përmirësimin e sigurisë rrugore.
Lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e problematikave në një prej akseve më të ngarkuara të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?