Rama: Ndërhyrje në drejtimin e ujësjellësit, do të krijohet një operator për trajtimin e mbetjeve

Në mbledhjen me ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se do të ndërhyhet në drejtimin e ujësjellësit të kryeqytetit, me anë të Operatorit Kombëtar të Ujit që është rikonceptuar tashmë dhe pritet të vihet në jetë. Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive.

”Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit.

Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?