Rama: Ndezja e dritave të festave te Teatri i Kukullave, moment magjik

Teatri Kombëtar i Kukullave shënoi dje 75-vjetorin e themelimit, një moment i rëndësishëm për institucionin që prej dekadash mbetet një nga vendet më të dashura për fëmijët shqiptarë.

Pjesë e festimeve ishte edhe ndezja e dritave të fundvitit, një ceremoni e shoqëruar nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, momente të cilat u ndanë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

“Ndezja e dritave të festave te Teatri i Kukullave u kthye në një moment magjik së bashku me vogëlushët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 75-vjetorin e teatrit u hapën edhe hapësirat muzeale të trashëgimisë artistike, me personazhet më të dashura e më të njohura të skenës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?