Rama ndjek Metën nga zyra e Ruçit gjatë raportimit në Komision
Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e kanë ndjekur seancën dëgjimore të Presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij nga zyra e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kamera e RTV Ora ka fokusuar Ministrin duke u larguar pasi Kreui i Shtetit ka nisur fjalën, ndërsa kreu i qeverisë ka qëndruar më shumë.
Rreth 40 minuta pas nisjes së seancës dëgjimore, kryeministri u pa duke u larguar.