Rama në 35-vjetorin e PS në Berat: Qyteti simbol i kthimit të qytetarëve dhe transformimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Berat me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ku vlerësoi zhvillimet në qytet dhe ndryshimet që, sipas tij, janë arritur gjatë qeverisjes së kësaj force politike.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Berati përbën një nga shembujt më të dukshëm të transformimit urban dhe ekonomik në vend, duke theksuar se është një qytet ku, sipas tij, tendenca e migrimit është përmbysur.

Ai deklaroi se aktualisht në Berat “më shumë qytetarë kthehen sesa largohen”, duke e lidhur këtë me mundësitë ekonomike dhe klimën e zhvillimit që, sipas tij, është krijuar në qytet për ndërtimin e një ekonomie familjare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri kujtoi gjithashtu rrugëtimin e tij politik dhe vizitat e para në Berat në kohën kur drejtonte Partinë Socialiste, duke e përshkruar situatën infrastrukturore të asaj periudhe si të vështirë, veçanërisht sa i përket lidhjes rrugore të qytetit me zonat përreth.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi në këtë rrugëtim këtu në Berat në një stacion që unë vij me dëshirë gjithmonë, sepse është një nga shëmbëlltyrat më të forta të transformimit. Qytetarët e këtij qyteti na besuan mandatin tonë të parë, e kujtoj shumë mirë edhe rrugën time të parë në Berat kur u zgjodha kreu i PS-së. Kur kam ardhur për herë të parë ishte një rrugë jashtëzakonisht e vështirë. Faktikisht nuk kishte rrugë, ju e dini më mirë se unë dhe për shumë vite rruga që lidh beratin me kthesën e Lushnjës ishte problem më i madh i qytetarëve të Beratit. Sot Berati është vendi që ka shënuar si një dallëndyshe e parë kthesën e trendit të ikjeve dhe ardhjeve.

Në Berat më shumë kthehen sesa largohen nga vendi. Kjo lidhet me faktin se në Berat njerëzit që duan të ndërtojnë një ekonomi familjare e gjejnë rrugën. E paimagjinueshme sot që më të rinjtë e kësaj familjeje të imagjinojnë një vend si ai ku një pjesë e jona ka jetuar, ka jetuar në një kohë kur demokracia na thuhej që kishte ardhur por në fakt kishte vetëm një ekran shtetëror që transmetonte e pushtetin, dhe kur opozita atëherë dilte për pak sekonde dhe vetëm me pamje jo me zë.

Ndërkohë PS-ja në territor ishte forca e një grushti njerëzish me një mbështetje patjetër në bazë por me shumë pak numra kur ishte fjala për tu shfaqur si përfaqësues i PS-. Nuk kishte PS ku të rrinte, njerëzit e PS përndiqeshin me libër shpie dhe e gjithë opozita në Shqipëri kishte vetëm një burim informimi, gazeta e cila përfundoi e djegur. Duken të paimagjinueshme sot por kjo ishte Shqipëria që PS mori përsipër që kur ranë piramidat, mashtrimi më i madh i bërë një populli, dhe përpinë të gjitha kursimet e shqiptarëve”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?