Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Konsullata e drejtuar nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, ku së bashku me ministren Kumbaro kreu i qeverisë do të diskutojë për mundësitë e sinergjive me universitetet tona në kuadrin e ndërkombëtarizimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?