Rama në OKB: Anëtarësimi në BE deri në 2030, pjesë e transformimit të Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për Shqipërinë përmbyllja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2027 dhe anëtarësimi deri në vitin 2030 janë të lidhura drejtpërdrejt me procesin e transformimit të vendit dhe zbatimin e Agjendës 2030.

Në një videomesazh të përcjellë më 19 shtator, në kuadër të SDG Moment 2026 në Kombet e Bashkuara, Rama tha se Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim afatgjatë, por një plan pune i përditshëm. OKB-ja e përshkruan SDG Moment si një aktivitet që synon të evidentojë përparimin dhe mënyrat për përshpejtimin e zbatimit të objektivave deri në vitin 2030.

Rama përmendi disa tregues që, sipas tij, dëshmojnë progresin e Shqipërisë që nga Rishikimi Kombëtar Vullnetar i vitit 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga OKB-ja, niveli i varfërisë ka zbritur nga 23.7% në 19%, ndërsa vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç është përgjysmuar. Mbi 95% e shërbimeve publike ofrohen online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri veçoi gjithashtu përfaqësimin e grave në politikë, energjinë nga burimet e rinovueshme dhe nivelin e borxhit publik, që sipas tij është nën 60% të PBB-së. Ndërkohë, Shqipëria renditet e 44-ta në botë në Indeksin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, me një rezultat prej 75.41 pikësh.

Swiss Digital Mobile Reklama
SDG Moment 2026 – Full Video Message of Albania Prime Minister Edi Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?