FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në parlamentin izraelit: Xhelati i palestinezëve është Hamasi

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në parlamentin izraelit.

Rama u shpreh mbi konfliktin në Gaza, duke theksuar se xhelati i palestinezëve është vetë Hamasi.

Gjithashtu ai shton se Gaza nuk do gjejë qetësi derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet. Pa këtë elemenet, për Ramën nuk do ketë paqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e tij e terrorit kundër njerëzve të tij dhe kundër kombit hebre dogma totalitare se asnjë jetë palestinezë dhe hebrenjtë duhet të largohen. Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet asnjë paqe nuk do zgjasë dhe të arrihet”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohe qe kreu i qeverise shqiptare shpreh se e konsideronte si një nder të veçantë pritjen në parlamentin izraelit, duke theksuar se respekti i treguar nuk i përket atij personalisht, por Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Ai vlerësoi qëndrimin historik të shqiptarëve ndaj hebrenjve, duke theksuar se vendi që përfaqëson ka bërë më shumë se shumë kombe të tjera për popullin hebre.

“Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?