Rama në Vlorë: Në 2015 nis rruga transballkanike me autostradën
Kryeministri Edi Rama inspektoi në Vlorë disa nga projektet e nisura nga ana e Qeverisë ndërsa ka prezantuar edhe nismat e tjera që do të ndërmerren.
I shoqëruar nga prefektja e Vlorës, Rama teksa ka uruar të gjithë qytetarët vlonjate për festat e fundvitit, ka theksuar se në 47 projekte të ndërmarra nga Qeveria për vitin 2014 në të gjitha qytetet e vendit, 7 prej tyre i përkasin Bashkisë së Vlorës.
Mes projekteve konkrete, Rama u ndal në atë të portit të Vlorës dhe By pass-it që siç nënvizoi ai do të konkretizohet vitin e ardhshëm pasi janë siguruar financimet prej 55 milionë eurosh. Gjithashtu do të nisë puna edhe për vijën bregdetare të Vlorës me një gjatësi prej rreth 3.9 km dhe me një vlerë 20 milionë dollarë.
Projekt tjetër i parashikuar nga qeveria është edhe zgjerimi i zonës së vijës bregdetare nga porti deri në Ujin e Ftohtë si dhe gjelbërimi i kësaj zone.
“Së pari janë 47 projekte që i përkasin vitit 201, ku ndër to në Bashkinë e Vlorës janë 7 të tilla.
Njëra pjesë janë me financim të huaj dhe të tjerat të brendshëm. Një nga projektet është porti i Vlorës. Një projket tjetër është By Pass i Vlorës që do konkretizohet vitin e ardhshëm pasi janë siguruar financimet prej 55 milionë euro.
Do fillojë puna për vijën bregdetare të Vlorës me një gjatësi 3.9 km, me një vlerë 20 milionë dollarë. Një projekt tjetër është zgjerimi i zonës së vijës bregdetare nga porti deri në Ujin e Ftohtë. Është në proces tenderimi.
Po me fimamcim të qeverisë është edhe gjelbërimi i vijës bregdetare të qytetit”, tha Rama
Në vijim Kreu i Qeverisë tha se ka nisur rehabilitimi i lagjes “Kushtrimi” si dhe rehabilitimi i rrugës së spitalit.
Po ashtu me një financim prej 13 milionë eurosh nga Banka Gjermane do të ketë një projekt studimi për ujërat e ndotura në qytetin bregdetar. Rama nënvizoi se 7 milionë dollarë të tjera do të shkojnë për përfundimin e Landfildit për menaxhimin e mbetjeve të ngurta.
“Ka filluar rehabilitimi i lagjes kushtrimi me ndriçim park, lojërash. Projekt është edhe financimi i rrugës së spitalit.
Do ketë një projekt studimi për ujërat e ndotura në Vlorë me një investim prej 13 milionë euro nga Banka Gjermane.
Gjithashtu 7 milionë dollarë i shkojne Landfildit për menaxhimin e mbetjeve të ngurta”, tha ai
Kreu i Qeverisë shqiptare u ndal edhe në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa lejen në të gjithë vendin. Sa i përket Vlorës, Rama tha se prishja e nderimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare është në një fazë të avancuar.
Rama u shpreh se është parashikuar edhe puna për harmonizimin e vijës bregdetare nga porti në Pyllin e Sodës, ku siç theksoi ai synohet që të ndërtohet një stadium me të gjitha standardet.
“Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar përgjatë gjithë vijës bregdetare. Në këtë pjesë jemi të avancuar.
Ndërkohë kemi filluar edhe punën për të harmonizuar për fazen e dytë të vijës bregdetare nga porti në Pyllin e Sodës ku përfshihet edhe synimi për ndërtimin e një stadiumi me gjithë standartet evropiane”, tha Rama
Reforma territoriale ishte një tjetër tematikë që kryeministri preku gjatë fjalës së tij, duke u shprehur se harta e re me 61 njësi vendore, i jep një zhvillim të ri dhe tërësor Vlorës, veçanërisht në bujqësi.
Rama nënvizoi se në projekt është edhe rregullimi i lumit të Vlorës. Po ashtu kryeministri tha se vitin e ardhshëm do të nisë puna e rrugës transballkanike me autostradën.
“Reforma territoriale sjell për Vlorën në tërësi duke dhënë zhvillim bujqësisë dhe jo vetëm. Në projekt është edhe rregullimi i lumit të Vlorës. Në kuadër të programit të rrugëve dytësore rurale ne 2015 do fillojë puna e rrugës transballkanike me autostradën” tha ai.