Rama nga Dibra: Qeveria e Nanos nuk la gjë pa bërë për çlirimin e Kosovës, PD natën i shiste naftë Millosheviçit

Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS-së në qarkun Dibër, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim masiv. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk hezitoi të kujtojë batutat e tij me dibranët dhe jo vetëm, të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet parlamanetar të 11 majit 2025.

“Unë nuk e kisha pritur që faktikisht të gjithë çyrykët do të provokoheshin dhe do të hidheshin përpjetë dhe do të thonin nuk jemi çyrykë, po burra, dhe të gjithë burrat shkuan pas grave dhe do ta nxirrnin nga kutitë e votimit fitoren më të madhe ndonjëherë për PS. Ai ka qenë edhe një moment tjetër i daljes në pah të mençurisë së kësaj zone, që për një sërë arsyesh ndihem shumë i lirë dhe më vjen mirë që kjo lidhje materializohet dhe me dëshminë e ardhjes”,– tha Rama.

Duke iu referuar periudhës së luftës në Kosovë, Rama solli në vëmendje rolin e qeverive socialiste dhe të lidershipit historik të partisë Fatos Nano. Sipas tij, në atë kohë pati akuza të forta ndaj PS-së për lidhje me Beogradin, ndërsa në të njëjtën periudhë, siç u shpreh ai, “në ditë flisnin për Kosovën dhe natën thyen embargon” e vendosur ndaj regjimit të Slobodan Millosheviçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”PS ka provuar më shumë sesa një herë që është e vetmja forcë politike e cila ka një marrëdhënie të kristaltë me interesin kombëtar. Shembulli më kulmor i këtij fakti është i lidhur me atë periudhë kur PS dhe lideri i saj historik, Fatos Nano, bombardoheshin nga të katër anët si të lidhur me Beogradin. Ata i bombardonin, ishin ata që ditën flisnin për Kosovën dhe natën thyen embargon që bota demokratike i kishte vënë Slobodan Millosheviçit. Ishte pikërisht PS dhe qeveritë e PS”,- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?