Rama nis fushatën në Tiranë, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Pasi në Asamblenë e PS-së kryeministri Edi Rama tha se Ogerta Manastirliu është kandidate e PS-së për zgjedhjet që do të mbahen në Bashkinë Tiranë. Kështu këtë të mërkurë Rama ka nisur takimet.

Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë. Rama ka thirrur në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu.

Në orën 18:00 do të vijojë takimi i Ramës me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku tema e takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që socialistët kanë nisur punën për përballjen tjetër pas asaj të 11 majit, demokratët ende nuk kanë dalë me një kandidat. Sali Berisha tha se opozita ka disa kandidatë, por pa përmendur emra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?