FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, ndërsa deklaroi se për të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Rama po ashtu tha se nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë

“Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së përdorimit dhe përfundimi sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar. Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.

Arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejt në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi. Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?