Rama: Nuk e lëshojmë timonin, synimi final mbetet flamuri i Skënderbeut në BE
Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste nuk do të largohet nga qeverisja për shkak të protestave, duke theksuar se mandati i saj buron nga vota e qytetarëve dhe shumica parlamentare.
Kryeministri theksoi se as ai vetë nuk ka të drejtë të vendosë se kush duhet të jetë në qeveri apo në opozitë, pasi këtë e përcaktojnë vetëm qytetarët me votë. “‘Rama jepe dorëheqjen’, ajo këngë mua më pëlqen dhe më energjizon. Por të largohesh nga detyra pse një pakicë thërret në kor, është vetëm braktisje e një përgjegjësie të madhe”, deklaroi ai.
Kreu i qeverisë nënvizon se misioni i PS-së do të vazhdojë deri në realizimin e objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Misioni ynë do të vazhdojë deri në vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës së bashkuar”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

