Rama nxjerr videon: Policia çliron Gjirin e Gjipesë nga zaptuesi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Gjiri i Gjipesë, i cili u nënshtrua sot kontrollit policor në kuadër të aksionit anti-informalitet

Në një video-mesazh në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se sot në shtigjet e këtij gjiri zbriti policia, duke e çliruar nga zaptuesi, që u merrte lekë njerëzve, pasi kishte dhunuar me çadra e shezllonë atë bukuri të virgjër.

“Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigand të çarë si me thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi kishte dhunuar me çadrat e shezllonët e tij, atë bukuri të virgjër?”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?