Rama, opozitës në Kuvend: Ju humbësit kronikë, menduat se Amerika do më bënte gjyqin!
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend lidhur me ftesë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një nismë e ideuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë që Shqipërisë dhe kësaj shumice qeverisëse dhe krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes. Ne shumica kuvendore e Shqipërisë, e kemi bërë zëdhënësin dhe paqen në këtë rajon, edhe kur është komentuar si tradhti.
E kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE-së, apo në tryezën e Kombeve të Bashkuara, kur kemi bërë krenare Shqipërinë. Sot ai ishull kur numëroheshin si turistë deputetët, është Shqipëri tjetër, me aeroportin me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë.
Kjo u ka hequr shqiptarëve sëkëlldinë e emrit, që e shqiptojnë sot me kokën lart. Sot kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ndërkombëtarisht, ftohet nga personalisht nga Presidenti Trump, për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë “Bordi i Paqes”. Ky është një nder i veçantë dhe një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqe.
Na jepet mundësia të vazhdojmë të rritemi si shtet dhe të njihemi botërisht si vend dhe si popull. Kur nuk je në tryezë, je në menu. Do kishte qenë mirë të pushonte avazi, por humbësit kronikë nuk duan ta humbasin as këtë rast për të humbur rastin.
Ju fituat se për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin. Ju fituat sepse e parlamëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë më 20 janar. Ju festuat arrestimin e Maduros dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë për arrestimin e Ramaduros.
Ju mund të mendoni se unë tallem. Unë nuk tallem kurrë.
Sot ju do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta uroj ushtrinë amerikane të bashkohet me protestën tuaj nga tarraca e kryeministrisë, sepse do dorëzohem vetë paqësisht. Do të vijnë të më marrin me eskortë dhe të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë për të më ulur si anëtar të Bordit të Paqes.
Ju prisni të fitoni me helikopterë të ushtrisë amerikane, por jo se unë do dorëzohem vetë. Fituat edhe këtë herë”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

