Rama: ”Oxhaku i Doçit” në Lurë, shembull i turizmit rural që lidh mikpritjen me prodhimin vendas

Kryeministri Edi Rama ka promovuar bujtinën “Oxhaku i Doçit” në Lurë si një shembull të zhvillimit të turizmit rural dhe mbështetjes së prodhimit vendas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama vlerësoi bujtinën, e cila është mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), duke theksuar se ajo u ofron vizitorëve një përvojë unike në mes të natyrës dhe qetësisë karakteristike të Lurës.

Rama theksoi se investime të tilla janë pjesë e vizionit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, duke promovuar vlerat natyrore, traditat dhe prodhimin vendas si elemente kyçe të ofertës turistike shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Bujtina “Oxhaku i Doçit”, në Lurë, është një destinacion i veçantë turistik, i rrethuar nga natyra, që u ofron vizitorëve qetësi dhe një përvojë fantastike. E mbështetur nga AZHBR, ajo ka një kapacitet prej 12 dhomash dhe, në bashkëpunim me familjet fermere të zonës, siguron produkte të freskëta për përgatitjen e gatimeve tradicionale, duke sjellë në tryezë shijet dhe traditat e Lurës”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?