FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për ”Ballkanin e Hapur”: Ishte ide e sulmuar vetëm sepse u mbështet nga unë dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama thotë se nisma “Ballkani i Hapur” u perceptua negativisht jo për shkak të përmbajtjes së saj, por për shkak të figurave politike që qëndronin pas saj. Në një intervistë për Euronews Serbia, Rama theksoi edhe se kjo nismë u cilësua si “një ide e tmerrshme” se lidhej me emrin e tij dhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe do t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, u shpreh Rama. Duke folur për bashkëpunimin me kreun e shtetit serb, kryeministri shqiptar tha se marrëdhënia me Vuçiç nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. “Vuçiç është gjithmonë një partner i vështirë”, deklaroi Rama.

Gjatë intervistës, Rama foli edhe për zhvillimet në Malin e Zi, duke vlerësuar ndryshimet që ka pësuar vendi ndër vite. “Merita është e denjë. Mali i Zi ka qenë i jashtëzakonshëm në mënyrën se si është transformuar, nga një anije e lidhur me kontrabandën në një nëndetëse të verdhë që të gjithë e pëlqejnë. Ua heq kapelen; e respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por vetëm kjo nuk mjafton”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ramës, raporti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor duhet të shihet si një marrëdhënie e ndërsjellë, pasi edhe Evropa ka nevojë për rajonin. “Evropa sot ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Evropën”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?