Rama për eksportet: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve
Kryeministri Edi Rama thotë se eksoportuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë me burokraci në dogana, por të mbështeten te digjitalizimi. Po ashtu Rama shtoi edhe se pse janë vendosur instrumenta financiare për ndërmarrjet eksportuese, uke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët.
“Sa më shumë të fusim lëndë të parë të përpunuar në vend, aq më shumë do të mbajmë vlerë të shtuar në kufijtë tanë. Sidomos kur vjen puna te Bujqësia, hapi tjetër është agro përpunimi. Shqipëria të ketë rrjet të konsoliduar dhe të fuqishëm të grumbullimit të standardeve të larta. Një nga çështjet që janë adresuar, është çështja e barrierave dhe logjistikës, e procedurave eksportuesve për të ulur kohën dhe kostot e transportit.
Të shkojmë pa humbur shumë kohë, me zero burokracinë e doganave, duke u mbështetur te digjitalizimi. Kemi vendosur instumenta të rinj financiarë, posaçërisht për ndërmarrjet eksportuese, duke ulur rriskun e tyre përballë bankave tregtare, thithja e këtyre fondeve është e ulët. Qoftë për linjën e kredimit të BSH, duhet të kuptojmë ku është pika e dobët dhe si ta adresojmë. Linja e kreditimit të BSH është pa limit, po të kemi parasysh sa larg jemi ne, nga thithja e pjesës së parë që është në dispozicion”, theksoi Rama i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues.
KOHA JONË SONDAZH

